Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulenë Haxhiu në një postim të saj lidhur me gjuhën e përdorur nga Sami Kurteshi, i cili ka qenë dhe është shumë i afërt me familjen e Astrit Deharit, ka shkruar se nuk pajtohet me gjuhën e përdorur, por kjo ka shërbyer kolegeve partiake të ministres Hoxha për ta sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje. Ministrja e Drejtësisë, në njërën anë, pa asnjë rezervë, mbronte klanin e PDK-së, në anën tjetër, tha shumë të pavërteta në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me Astritin duke shtrembëruar edhe faktet. Vdekja e dhunshme e Astritit, ka pikëlluar e zemëruar shumë aktivistët e Lëvizjes, sidomos ish të burgosurin politik Sami Kurteshi, Nuk pajtohemi me gjuhën e përdorur nga z.Sami Kurteshi, mirëpo, vajtimet nga koleget partiake të ministres Hoxha, nuk janë për të as për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, por për ta sulmuar Lëvizjen tonë e për ta mbajtur pushtetin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …