Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka arritur që të fitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura dje në Besianë, pa pasur nevojën të shkohet në balotazh. Bulliqi mori mbi 51% të votave nga qytetarët e Besianës. Pas kësaj ka reaguar edhe anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e cila tha se sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ndryshe mbrëmë Haxhiu tha gjithashtu se do të vazhdojnë t’ia kthejnë dinjitetin shtetit, komunave dhe qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …