Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit, Avdullah Hoti, se koalicioni qeverisës është stabil dhe se nuk ka nevojë që PDK-ja apo ndonjë parti tjetër të hyjë në qeveri. Pas këtyre deklaratave ka reaguar ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka shkruar se koalicioni nuk është qëndrueshëm pasi që në kuvend nuk po mund t’i sigurojë as 61 vota të mjaftueshme për të votuar dhe proceduar ndonjë projektligj. Sipas saj, stabiliteti i karriges për Hotin është shumë i rëndësishëm. Haxhiu ka kërkuar nga partitë e tjera që të japin nënshkrimet e tyre për rrëzimin e qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …