Minisstrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se dy vendime të padrejta u shfuqizuan në mbledhjen e Qeverisë. Ajo shtoi se së pari, vendimi i kundërligjshëm i ish Qeverisë për ngritjen e pagave për vete. Ky vendim nuk do të ketë efekt juridik për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. “Vendimi i dytë që u shfuqizua, ishte ai për pagat që përfitonin kabinetet e ish qeverive, pas mandatit. Këto vendime, janë mesazh i qartë se Qeveria Kurti do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të vetvetes”, ka shkruar Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …