Udhëheqësja Departamentit për komunikim me publikun në Agjencinë e Statistikave të Kosovës , Hazbije Qeriqi, ka deklaruar se deri më 10 maj janë regjistruar mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë brenda në Kosovë dhe afërsisht rreth 400 mijë në dy mënyrat e tjera me platformën elektronike E-Diaspora. Ajo bëri të ditur se procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave ka shkuar mirë dhe me pak sfida. Zyrtarja, Hazbije Qeriqi tregoi se nuk është paraparë të ndodhë shtyrja e afatit të regjistrimit, por siç u shpreh ajo në regjistrimin e vitit 2024 kanë planifikuar kohën e afatit të regjistrimit. Nuk e besoj që do të ketë nevojë të shtyhet, pavarësisht se në komunat e Prishtinës dhe të Prizrenit, si komuna më të mëdha, kemi ende pak sfida. Kemi angazhuar edhe stafin mobil për t’i kryer intervistat. Kemi hapur edhe dy qendra telefonimi dhe dy qendra, ku qytetarët po vijnë dhe po regjistrohen vetë”, tha Hazbije Qeriqi.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …