HAZIR NEZIR KRYEZIU (6. 11. 1955 – 14. 12. 1998)

HAZIR NEZIR KRYEZIU (6. 11. 1955 – 14. 12. 1998)

Hazir Nezir Kryeziu u  lind më 6 nëntor të vitit 1955 në fshatin Mleqan, komuna e Malishevës.

Shkollën fillore deri në klasën e katërt e kreu në vendlindje për të vazhduar në Kijevë nga klasa katërt deri në klasën e tetë, shkollimin e mesëm e përfundoi  në gjimnazin ,,Luigj Gurakuqi ‘’ në Kijevë paralele e ndarë e gjimnazit të Klinës. Pasi përfundoi shkollën e mesme,  Haziri filloi  të punojë si  shofer i kamionit dhe mekanik, që u bënë edhe profesionet e tij.

Veprimtaria atdhetare e kësaj familje ishte e hershme. Babai i tij Neziri ishte një ndër themeluesit e shkollës shqipe në fshat duke dhënë një kontribut të madhë që kjo shkollë të funksionoi në rrethana  të vështira të asaj kohe. Vullneti dhe dëshira e tij që të rinjët e fshatit Mleqan dhe fshatrave përrreth të shkollohen kishin shtyrë që ai të lëshojë shtëpinë e tij për objekt të kësaj shkolle, ku shërbeu dhe punoi në shkollë deri në pensionimin e tij. Po e njejta shtëpi me themelimin e celulave të para UÇK-së, shërbeu si shtab i UÇK-së në fshatin Mleqan. Kjo shtëpi me krenari mban  pllakën që simbolizon shtabin e UÇK-së në atë vend.

Hazir Kryeziu si dhe shumë bashkefshatarë të fshatit Mleqan ishte pjesmarrës i të gjitha protestave dhe organizimeve tjera kundër pushtuesit që u organizuan në komunën e Malishevës dhe në të gjithë vendin. Hazir përkundër veprimtarisë atdhetare pati fatin që të mos dënohet asnjëherë.

Kontaktet e para me UÇK-në Haziri i pati përmëse dajës së babës së tij, Sokol Krasniqi, nga  fshati Negroc, në fillim të vitit 1997, ndërsa pjestarë i UÇK-së është bërë në Qershorin e vitit 1998.

Për herë të parë ka qenë i sistemuar në njësitin ,,Pëllumbi,, në fshatin  Vuqak – Negroc. Më qënë se Haziri ishte shofer i kamionit dhe e kishte kamionin e tij bashkë me Gjeneralin Bedri Shala kishin shkuar për në Gllogjan për të vazhduar më tutje rrugën dhe kalimin e kufirit nga Kosovë për në Shqipëri, për të bërë furnizimin me armë për UÇK-në.

Hazir Kryeziu kishte marrë pjesë në ushtrimet ushtarake të cilat organizoheshin dhe mbaheshin në Cahan të Shqiperisë. Ishte bashkëluftetar i Bedri Shales, Bekim Berishes, Mujë Krasniqit, Beqir Gashit, Elmi Shalës, etj. Ka qenë pjesëmarrës në betejën e Junikut ku në luftimet e shumta ranë heroikisht shokët e tij Bedri Shala dhe Bekim Berisha.

Hazir Kryeziu ra heroikisht dëshmor për të mos vdekur kurrë, me datën 14 dhjetor 1998 në kufirin shqiptaro-shqiptar bashkë me komandantin Mujë Krasniqin dhe 41 bashkëluftëtarë të tjerë. Në momentin e rënies Haziri ishte në detyrë, si një ushtari Sy patrembur në radhët e UÇK-së. Fatkeqësisht edhe sot pas më shumë se dy dekadave nga rënia e tij ende nuk i është gjetur trupi i dëshmorit.

Pas vdekjes së deshmorit familja e tij, përjetoj edhe një humbje të madhe, bashkëshortja e tij, Raza Kryeziu humbi jetën me datën 01.04.1999, Raza vdiq nga goditja me granate ne fshatin Turjakë, ku ishte duke qëndruar së bashku me femijët e saj dhe qindra civilë të tjerë.

Po ashtu edhe djali i vëllait, Hidajet Kryeziu, është i zhdukur në fshatin Kralan të Gjakovës dhe ende nuk dihet për fatin e tij dhe të mijëra civilëve të tjerë.

Hazir Kryeziu nga martesa që kishte me bashkëshortën e ndjerë,  Razën ka lenë pas vetës, 5 fëmijë nga të cilët 4 djemt dhe një vajzë.

Ai pas rënies është graduar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtris Çlirimtare të Kosovës me datë 6 mars 2000, me gradën dëshmor i kombit, po ashtu më date 15.12.2016 komisioni qeveritar për njohjën dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit ndan çertifikatë për dëshmorin.

Përmendore për dëshmorin,  Hazir Kryeziu janë ngritur përveq në fshatin e lindjës,  Mleqan edhe në Morinë, në vëndin e rënies në Pashtrik po ashtu emri i dëshmorit është skalitur në lapidarin e dëshmorëve në Malishevë si dhe në shkollën e mesme ,,Lasgush Poradeci “në Kijevë.

Për veprën e deshmorit Hazir Kryeziu  janë thurur vargje dhe kenge, është shkruar edhe ne librin ‘’ Deshmorët e Llapushës’’ të Ramadan Krasniqit. (Faik Zogaj)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …