Haziri i bashkangjitet aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Haziri i bashkangjitet aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i është bashkangjitur sot aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”. Në mesazhin e tij, Haziri ka thënë se aksioni do të vazhdojë në Gjilan për dy ditë me radhë, veçanërisht në pastrimin e hapësirave publike. “Ky aksion do të vazhdoj deri më 24 maj dhe i kushtohet veçanërisht pastërtisë së hapësirave publike. Aksioni do të vazhdoj në disa lagje dhe fshatra të komunës së Gjilanit, duke eliminuar disa deponi të egra. Jemi të mobilizuar si institucione që bashkërisht me mijëra aktivistë vullnetarë, të largojmë mbeturinat nga qyteti ynë dhe të jetojmë në një vend më të pastër dhe më të shëndetshëm”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …