Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lutfi Haziri ka shkruar se përderisa e gjithë Vetëvendosja reagoi kundër rrahjes së Nikolla Sanduloviqit në Serbi dhe u solidarizua me te, këta heshtën të gjithë ndaj arrestimit të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Serbi. “Ne e kemi provuar me lëkurën tonë këtë, por risia është që krejt VV janë çu në këmbë me reagime e solidaritet me të, por nuk pati shumë reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së. Kryeministria, ministra, deputetë, madje edhe RTK, u bënë mbrojtësit më të mëdhenj të Nikola Sandulovic (apo Dimitrije Tucovic i Albin Kurtit të VV-së), por jo edhe RTK2. Reaguan kinse në mbrojtje, por sa herë e përmendin këta të VV-së, ata e rrahin edhe më keq!”, ka shkruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …