Duke aluduar në caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shkruar se filloi numërimi mbrapsht për qeverinë që ka pësuar dështime të shumta. “Fillon numërimi prapa i kësaj qeverie që pësoi fiasko në çdo aspekt. Erdhën në pushtet me metoda të dhunshme, me linçime të kundërshtarëve politikë, me kauza të rrejshme, me populizëm par excellance dhe e polarizuan skenën politike deri në atë shkallë sa e sollën Kosovën afër vëllavrasjes. E, çka bënë?! Degraduan çdo pore të jetës, dështuan në çdo premtim në mënyrë frapante dhe prapë vazhduan me mashtrime. Sot në institucionet e Republikës valon akoma ‘flamuri lara-lara’, e harruan bashkimin kombëtar, madje i degraduan raportet me Shqipërinë deri në atë shkallë sa të mos ketë as komunikim ndërnjerëzor, përderisa, si asnjëherë më parë, i përçanë shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ata të Maqedonisë së Veriut: ka shkruar mes tjerash, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …