Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja është e përkushtuar për ndërtimin e një fronti të përbashkët për rrëzimin e koalicionit PAN. Ai ka shtuar më tutje se janë duke u bërë hapa konkret në këtë drejtim dhe se janë kërkim të votave të mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë dhe beson se kjo do të ndodhë brenda pak muajve. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në Kosovë po krijohet një momentum i ri, i cili do të shkaktojë zgjedhje të hershme. Duke folur për bashkëpunimin me Partinë Social Demokrate për të siguruar numrat e mjaftueshëm për rrëzimin e Qeverisë, ai ka shfaqur shpresën e tij se ndonëse Partia Social Demokrate ka qenë gjithmonë mes pushtetit dhe opozitës, tani është krijuar një klimë që këta të bashkëpunojnë për rrëzimin e Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …