Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka komentuar vendimin e Aleancës Kosova e Re e cila autorizoi Behxhet Pacollin të gjejë zgjidhje edhe jashtë LDK-së për formimin e institutcioneve. Ai foli për të kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, duke rikonfirmura se LDK-ja nuk do të votojë atë për kryetar të Kuvendit. “Nuk kemi asnjë obligim ta votojmë kandidatin që e ka projektuar rrëzimin e qeverisë së koalicionit PDK- LDK. Ne e kemi rrëzuar atë edhe nga kandidatura për kryeministër nga PDK-ja, ka thënë Haziri.