Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se pa përfshirjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk mund të arrihet marrëveshje finale me Serbinë. Sipas tij, legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime me Serbinë nuk falet, por duhet të fitohet. “Pa LDK’në, as s’ka pasë e as s’ka me pasë stabilitet politik, ekonomik e social Republika jonë. S’ka mundësi me pasë as marrëveshje finale me Serbinë, pa neve. Legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime nuk të falet, por duhet të fitohet. Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë. Me LDK u nisë dhe ka me u bitisë shtetndërtimi i Kosovës. Deklaratat e Veselit janë ba si të babadimrit, por vetëm PAN mundet me i besu. Urime i Ri 2019!”,ka shkruar Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …