Në panelin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Sllovakisë, Heger Eduard, ka kërkuar nga vendeve të Bashkimit Europian që të punojnë me Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor për t’i anëtarësuar në Union. Ai tha se BE-ja duhet të ketë “rregulla të standardizuara në mënyrë që ata të mund të anëtarësohen në BE”. Megjithatë, Sllovakia është njëra prej pesë shteteve të BE-së që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. “Ukraina, vitet e fundit, ka thelluar lidhjet e saj ekonomike dhe politike me BE-në dhe Kievi ka shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar. Vendet në Ballkanin Perëndimor kanë kërkuar gjithashtu anëtarësim për disa vite, është shprehur para të pranishmëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, kryeministri i Sllovakisë, Heger Eduard.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …