Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass ka thënë se zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë është një nga kushtet kryesore për këtë të fundit që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. “Rregullimi i marrëdhnieve të pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës është një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Afatet ose disa dinamika të paracaktuara për anëtarësim në Bashkim nuk ekzistojnë, por do të ishte mirë nëse negociatat me Serbinë janë më dinamike. Fakti që Qeveria e Serbisë ka njohur domosdoshmërinë e reformave është një fakt që na bën të lumtur. Kur bëhet fjalë për zbutjen e pasojave të pandemisë së koronavirusit, BE do të jetë një partner me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sigurojë rajonit një ndihmë prej rreth 12 miliardë euro”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …