Pavarësisht qëndrimit zyrtar të Austrisë, lidhur me pavarësinë e Kosovës, dhe njohjen që e ka bërë Vjena zyrtare ndër shtetet e para, zëvendës-kancelari austriak ( Hajnc Kristian Strahe) Heinz Christian Strache sot në Beograd ka deklaruar se problemi i Kosovës nuk është zgjidhur në mënyrë afatgjate dhe është e nevojshme që Beogradi e Prishtina të gjejnë kompromis me të cilin do të respektoheshin edhe nevojat e serbëve. Asgjë nuk mund të funksionojë njëanshëm, citohet të ketë thënë ai gjatë konferencës me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq. Qeveria austriake e ka njohur pavarësinë e Kosovës por është fakt se Serbia e sheh Kosovën si pjesë të veten, duke u mbështetur edhe në Rezolutën 1244. Unë si zëvendës-kancelar i Austrisë nuk përzihem në këtë çështje, porse e mirëkuptoj palën serbe. Ministri serb, Daçiq ka thënë se Serbia falënderon Strahen për këtë qëndrim dhe ka nënvizuar se nëse çështja a Kosovës është zgjidhur, atëherë pse edhe pas 10 vjetësh është në rend të ditës në bisedimet në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …