Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “janë të fryra”, prandaj ka paralajmëruar se me ligjin e ri do behët një verifikim. “Këta numra të cilët figurojnë që nuk janë numra të saktë, me fjalë të tjera është fryrë numri”, tha Murati derisa ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës. Për Muratin, ligji aktual ka mundësuar që të rritet kaq shumë numri i veteranëve. Si qeveri ne kemi bërë një dizajn të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim i cili na mundëson që ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …