leoni

Ministri, Hekuran Murati, kritikon Gjykatën Kushtetuese, sepse ia pezulloi vendimin e tij arbitrar

Hekuran Murati, nuk merr përgjegjësi për dështimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, që duhej të kishte filluar me 1 nëntor

Ministri i Kurtit, Hekuran Murati, nuk merr  përgjegjësi për dështimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, që duhej të kishte filluar me 1 nëntor. Agjencia  e Statistikave të Kosovës ka fajësuar dikasterin e drejtuar nga Hakuran Murati i cili për KosovaPress ka thënë se e kanë ndihmuar ASK-në për procesin e regjistrimit, por që sipas tij si Ministri nuk janë përgjegjës për këtë proces.  Në anën tjetër, zëvëndëskryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha ditë më parë ka thënë se shkaktare që regjistrimi të mos fillojë me kohë ka qenë edhe Ministria e Financave. Sipas tij, formimi i komisioneve për mbikëqyrës dhe regjistrues ka qenë pjesë e vendimit të Ministrisë së Financave. “Ende nuk i kemi siguruar mbikëqyrësit dhe regjistruesit për t’i angazhuar në projektin e regjistrimit të popullsisë. Konkursi është ende i hapur për shkak se nuk është numri i mjaftueshëm i të aplikuarve, nuk janë formuar komisionet për rekrutimin e tyre dhe për intervista, vlerësimin e tyre që ka qenë pjesë e vendimit të Ministrisë së Financave që t’i bëjë këto komisione, përkundër që neve kemi propozuar…Kështu është e pamundshme të realizohet regjistrimi me 1 nëntor…Komisionet për rekrutimin, ne i kemi propozuar komisionin për pranimin e mbikëqyrësve dhe në bazë të vendimit që është hap ky konkurs për angazhim një muaj, në vendim shkruhet se komisionet i krijon Ministri i Financave. Ne i kemi dërguar propozimet dhe jemi në pritje të themelimit të këtyre komisioneve”, kishte thënë Berisha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …