Hekuran Murati: Pagesat e para për fëmijët dhe lehonat do të fillojnë në fund të muajit shtator

Hekuran Murati njoftoi se pagesat e para për fëmijët dhe lehonat do të fillojnë në fund të muajit shtator

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar  lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike. Ai ka thënë se shtesat e fëmijëve dhe subvencionimi për lehonat do të merren në fund të muajit. Murati ka theksuar se numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve. “Verifikimi bëhet në mënyrë automatike dhe të gjithë ata që janë kualifikuar, pagesën e parë e marrin në fund të muajit”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër në Gllogjan nderohet heroina, Fetnete Ramosaj, në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta

OVL e UÇK-së, dega Deçan: Me 5 prill 2025, mbahen homazhe për Heroinën e Kombit Fetnete Ramosaj

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan: Njoftim! Të nderuara Familje të Dëshmorëve …