Helena Zelenska ka deklaruar se nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të lejojë që ne të vdesim

Helena Zelenska ka deklaruar se nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të lejojë që ne të vdesim

Bashkëshortja e kryetarit të Ukrainës, Vladimir  Zelenski, zonja Helena Zelenska ka deklaruar se nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të na lërë të vdesim. Për ne është një çështje jetike, duke shprehur shqetësimin pas bllokimit të ndihmës nga senatorët republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Republikanët bllokuan një projekt-ligj që siguronte 60 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën. “Ne vërtet kemi nevojë për ndihmë. Nuk mund të lodhemi, sepse nëse e bëjmë, vdesim. Na dhemb shumë kur shohim shenja se disponueshmëria mund të zbehet. Për ne është jetike. Dhemb të shohim se çfarë po ndodh.”, tha Zalenska. Anglia  i ka kërkuar Ameriksë që të bien dakord për një marrëveshje për Ukrainën. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Cameron, tha gjatë një vizite në Uashington këtë javë se SHBA-ja ishte “shtylla” e koalicionit perëndimor që mbështet luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …