Komiteti për Komunitete në komunën e Malishevës i kryesuar nga Amrush Helshani, sot mbajti, mbledhjen e dhjetë të rregullt. Në këtë mbledhje, nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, raportoi, zyrtari, Halit Mazreku, për fatkeqësitë nga zjarri, në fusha, pyje, shtëpi dhe stalla e ushqim bagëtish si dhe për vërshimet, e pickimet e rriqrave, ku si total ishin 890 raste të pickimit nga rriqrat, vetëm tri raste u desh të trajtohen, kurse nga zjarret dhe vërshimet është intervenuar në 231 raste të tilla, të gjitha këto u koordinuan me institucionet përgjegjëse, si zjarrfikësit, policia etj. Pas mbarimit të mbledhjes, vizituan anëtarin nga pakica e Ashaklinjëve, Muharrem Ilamajn, në fshatin Stapanicë, që po i ndërtohet shtëpia, përmes participimit të komunës dhe organizatës Qatar Charity.