leoni

HELSHANI DHE KRASNIQI PRANJONË CERTIFIKATË BASHKËPUNIMI NGA OSBE

Komitetit për Komunitete mbajti mbledhjen e gjashtë të  rregullt nënkryesimin e Amrush Helshanit në Komunën e Malishevës. Fillimisht, Helshani uroj të gjithë familjet e dëshmorëve dhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së si dhe mbarë qytetarët e komunës sonë, për 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Malishevës me porosinë.” Sakrifica sublime e dëshmorëve për çlirim, liri  të Kosovës, na obligon sot që të jemi përgjegjës për zhvillim të kombit tonë, vendit dhe mirëqenies së  qytetarëve tanë’. Në fund të mbledhjes, Amrush Helshani, kryesues i Komiteit për Komunitet dhe Edona Krasniqi, zyrtare për Integrime dhe Kthim të pakicave u nderuan me certifikatë nga OSBE-ja për bashkëpunim. ‘E vlerësojmë jashtëzakonisht partneritetin strategjik të misionit të OSBE-së, me këtë rast me dy personalitetet përgjegjëse  dhe të përkushtuar në promovimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë’, shkruhet në motivacionin e OSBE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …