Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Amrush Helshani, mbajti mbledhjen e X ( dhjetë) të rregullt të komitetit për komunitete, ku shqyrtuan raportin vjetor të punës dhe përmbushjen e aktiviteteve për vitin 2022 si dhe diskutuan për përgatitjen e Planit të punës për vitin 2023. Më pas Helshani takoi, përfaqësuesin e pensionistëve në Malishevë, Rexhep Berishën dhe biseduan për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me intencën që të ndihmojnë me përvojat e tyre komunitetet që përfaqësojnë përmes aktiviteteve dhe nevojave të tyre.