Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Heqja e kravatës me shqiponjë të Jakup Krasniqit para seancës në Hagë, ka nxitur reagime të shumta, por Gjykata po hesht

Lajm i heqjes me detyrim të kravatës me shqiponjë të Jakup Krasniqit ditën e djeshme para fillimit të seancës gjyqësore në Hagë, ka nxitur reagime të shumta. Megjithatë, Gjykata Speciale, nuk ka pranuar të ofrojë asnjë informacion shtesë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur. Ata në një përgjigje për medie ka bërë të ditur se i vetmi informacion që mund të ndahet, është ajo që u tha në seancë. Gjykata Speciale është kritikuar vazhdimisht për mungesën e transparencës, dhe ky rast duket se dëshmon sërish një gjë të tillë. Specialja nuk dha asnjë detaj as për vonesën në seancën e djeshme, dhe temat që u diskutuan në seancë private. Ashtu sikur Gjykata Speciale, pavarësisht shumë reagimeve, askush nga pushteti në Kosovë nuk e ka thënë asnjë fjalë për skandalin e djeshëm. Vazhdimisht është kritikuar fakti që pse në Gjykatë nuk ka ndonjë flamur të Kosovës, ndonjë simbol të shtetit që e ka themeluar këtë institucion.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …