Gjuriq

Heqja e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë e fyen rëndë Serbinë, thotë serbi Gjuriq

I Ashtuquajturi, drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë sot se deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj se prej Vitit të Ri nuk do të ketë kufi fizik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, “është vazhdim i sulmeve dhe fyerjeve në kurriz të Serbisë dhe lidershipit të saj”, dhe i cili, tha ai, filloi kur presidenti Aleksandar Vuçiq “u përpoq të gjejë një zgjidhje kompromisi për Kosovën”. Për Federica Mogherinin, Maja Koçijançiqin, dhe “të gjithë të tjerët në BE”, Gjuriq ka pasur një pyetje – nëse dhe si për do t’iu përgjigjen kërcënimeve nga Prishtina, të cilat sipas tij, janë “një sfidë për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës”. Ai  në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Beograd tha se Haradinaj ka deklaruar se pas Vitit të Ri nuk do të ketë më pengesa fizike në kufirin Kosovë-Shqipëri, dhe as prani të kontrollit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …