Heqja e taksave për biznesin e vogël në Shqipëri rrezik për largimin e tyre drejt Shqipërisë

Lajmi i heqjes së taksave për biznesin e vogël nga Qeveria shqiptare, është pasqyruar në dhjetëra media greke dhe është komentuar në mënyrë të veçantë edhe si një rrezik për largimin e bizneseve vendase drejt Shqipërisë. Në fillim me një kryeartikull në faqen e parë të saj gazeta “Estia” i referohet në numrin e së premtes në mënyrë të hollësishme kësaj mase që sipas saj u jep një frymëmarrje mijëra bizneseve të vogla në vend. “Rama ka hequr taksat për rreth 86000 biznese të vogla me xhiro vjetore deri në 36000 euro të cilat do përfitojnë nga kjo ulje e rëndësishme taksash”, shkruan gazeta greke në artikullin me titull “Taksa zero në Shqipëri!” dhe me nentitull  “Rreziku i joshjes së bizneseve greke”.  “Estia” analizon edhe faktin se përveç kësaj reforme në ekonominë e shtetit fqinj, Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama, ulin nga 7,5% në 5% edhe tatimin mbi të ardhurat e biznesit të mesëm me xhiro vjetore nga 36.000 në 58.000 euro .Gazeta greke bën krahasimin me reformat e dhimbshme financiare që po kalon Greqia dhe rritjen nga 26 ne 29% të tatimit mbi të ardhurat që u vendos vetëm para dy muajsh nga Qeveria “Tsipras”, ndërsa edhe tatimi paraprak u rrit nga 80% në 100%. (Top channel)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …