Jusuf Gërvalla

Heroi i kombit, Jusuf Gërvalla do të kujtohet përmes një manifestimit “Ditët e Jusuf Gërvallës” në Pejë

Veprimtari dhe militanit i Lëvizjes Kombëtare, Jusuf Gërvalla do të kujtohet përmes një manifestimit kulturor, “Ditët e Jusuf Gërvallës” në Pejë. Ky manifestim i cili do të fillojë sot e do të zgjas deri më 3 tetor, në ditën e parë do të organizojë tribunë tematike “Jusuf Gërvalla dhe krijimtaria e tij muzikore”, e cila do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë. Gjatë këtij manifestimi është paralajmëruar edhe një shfaqje teatrale me titull “Rrno vetëm për me tregue”. Me datën 2 tetor sipas njoftimit do të organizohet ekspozitë nga mësimdhënësit e shkollës së mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali” në Galerinë e Arteve DKRS, si dhe një program kulturor artistik në teatrin, Istref Begolli. Jusuf Gërvalla lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit. Ndërsa është vrarë mizorisht më 17 janar 1982, në Untergruppenbach, Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …