Heronjtë, Dëshmorët dhe Martirët e komunës së Deçanit nga ky vit do të përkujtohen me datë 05 dhe 06 Maj

Me propozim të kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në koordinim të plotë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, me 31.07.2019, më votim unanim  të  Asamblistëve te të gjitha subjekteve politike, është marrë vendim që Heronjtë, Dëshmorët dhe Martirët e komunës së Deçanit nga ky vit do të përkujtohen me datë 05 dhe 06 Maj, ky vendim ka hy në fuqi dhe në këto dy data do të përkujtohen Heronjtë, Dëshmorët dhe Martirët e komunës së Deçanit. Kryetari Ramosaj tha se jemi dakorduar bashkë më shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së  në Deçan, me Kolonel Abdyl Mushkolaj , që në këto dy data të shënuara të organizojmë homazhe, turnire memoriale, akademi dhe aktivitete tjera, po ashtu data 05 Maj, në shenjë nderimi dhe respekti për Heronjtë, Dëshmorët dhe Martirët e Kombit, të jet ditë pushimi për institucionet komunale dhe subjekte afariste të komunës së Deçanit.

Nderë, Lavdi dhe respekt gjithë jetën për ata të cilët ja sollën Lirinë këtij vendi!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …