Heset Sahiti: Gëzuar 12 Qershori, Dita e Çlirimit!

Gëzuar 12 Qershori, Dita e Çlirimit!
Gëzuar 12 Qershori, Dita e Çlirimit të Lipjanit.
Lavdi 14 Qershori, Dita e Dëshmorëve të Lipjanit!
Të nderuar familjar të dëshmorëve, bashkëluftëtarë të UÇK-së, miq të nderuar.
Në këtë ditë të shënuar ( 24 vjetori i çlirimit, të ngadhënjimit të UÇK-së dhe NATO-s kundër pushtuesit serb) ndjej një ndjenjë të veçantë, që t’ju përshëndes me gjithë zemër e t’ju dërgoj urimet më të mira. Gëzuar Ditën e Çlirimit!
Jemi dëshmitarë të kohës, e gjithë jeta e popullit tonë, çdo vit e çdo ditë është e mbushur me data të historisë së lavdishme, data të rënies së heronjve e martirëve të kombit, dhimbje e krenari, luftëra e përpjekje për Liri e bashkim kombëtar!
Qëndresa e popullit tonë, lufta e drejtë e heroike e UÇK-së, për të qenë të lirë, ishin superiore para çdo force të armikut. Prandaj, sot jemi të lirë e të pavarur.
Nderim e respekt për gjithë ata që flijuan jetën e tyre ndër breza, heroizmin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit me familjen e tij të shenjtë, dëshmorët e martirët e rënë në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kësaj lufte të drejtë për Liri të popullit tonë.
Respekt, e mirënjohje për gjitha shtetet demokratike, SHBA-së, NATO-s, që mbështetën luftën tonë të drejtë, ndihmuan çlirimin e vendit tonë.
Duke pasur parasysh, gjithë këto, sot, kemi shtetin tonë të lirë e të pavarur, Republikën e Kosovës, Ilire-dardane-shqiptare, për të cilën duhet shumë punë e angazhim nga të gjithë, që ta shohim të pamposhtur e të begatë për të gjithë.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
HS

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …