Lëvizja Vetëvendosja konsideron se është e pakuptimtë dhe e papranueshme që qeveritë, në Shqipëri e në Kosovës e sidomos Ministritë e Jashtme të dy shteteve kanë heshtur deri më tani rreth ngjarjeve që po zhvillohen në Maqedoni. Është në interesin e thellë të çdo politike shqiptare që ata që janë përfshirë në skandalet e publikuara prej përgjimeve në Maqedoni, të mbajnë përgjegjësi ligjore. Po ashtu është në interesin tonë që ato përgjime të publikohen në tërësi. Heshtja e neutraliteti i Kosovës dhe i Shqipërisë zyrtare e ndihmon elitën antishqiptare e kriminale të Maqedonisë që ta zgjasë jetën e vet. Kjo nuk është thjesht amatorizëm në politikën e jashtme, por tregon mungesën e një doktrine diplomatike shqiptare sa i përket Maqedonisë, edhe pse aty jeton një pjesë e madhe bashkëkombësve tanë, thuhet ndër të tjera në kumtesë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …