”Edhe në tokë ka dëshmi për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shikoni”? Kur’an (Edh-dharijatë, 20-21).
Në Kuranin Famëmadh ka shumë ajete, që tregojnë se islami është fe e vërtetë, e cila fe ngërthen të dhëna të shumta shkencore. Shkenca bashkëkohore është fushë e veçantë për shpjegimin e tyre. Nga ajetet e përmendura më sipër, All-llahu i Madhërishëm tërheq vëmendjen e njeriut që t’i vështrojë, të mendojë dhe t’i studiojë të dhënat e shumta që ndodhen në tokë, por edhe më tepër tek vetë njeriu.
Sot njihen shkencërisht mbi 1,5 milion lloje kafshësh dhe mbi 500 mijë lloje bimësh të shpërndara në sipërfaqen e Tokës.
Andaj Kur’ani Famëmadh nxit vazhdimisht njeriun që të shfrytëzojë begatinë e mendjes, ngase, sipas të dhënave shkencore bashkëkohore, njeriu e shfrytëzon vetëm 10% energjinë e trurit. Për ta shfrytëzuar pjesën tjetër të energjisë intelektuale, njeriu duhet ta përfshijë e angazhojë edhe pjesën tjetër të trurit të quajtur nënvetëdije. Kjo është një bankë e vërtetë dhe në kasafortën e vet ruan 90% të energjisë dhe të talentit njerëzor. Kjo energji madhështore e sistemit nervor qendror mund të krahasohet me një bllok akulli që noton mbi ujë. Pjesa që shihet është një e dhjeta e pjesës që është nën ujë. Apo, siç bën krahasim një shkencëtar, nënvetëdija i përngjan një fshatari që ecën në shkretëtirë. Ai duket i varfër nga jashtë, por nën të ndodhet pasuria e pa përshkruar, ari i zi apo nafta.
Profesori i mirënjohur Line thotë: “Zoti është pa fillim e pa mbarim. Ai i njeh të gjitha gjërat dhe mbi të gjitha është i Gjithëfuqieshëm. Mua më paraqitet me veprat e Tij Madhështore, të cilat më ngashërojnë, e më habisin dhe më bëjnë të klith: “Ç’ është kjo fuqi e madhe, çfarë mençurie dhe diturie, çfarë krijimi i përkryer, të cilin Zoti e tregon në veprat e Tij në mënyrë të përpiktë, në baraspeshë të plotë, e përputhshmëri të përsosur gjer në detajet më të imëta!
Me të vërtetë shfrytëzimi i gjithësisë nga njeriu tregon mëshirën e pafund të Zotit, që çdo gjë ia ka lënë në dorë njeriut. Gjithashtu edhe bukuria dhe përputhshmëria e pa përshkruar e gjithësisë dëshmojnë për mençurinë e pafund të Krijuesit, ndërsa mbajtja e ruajtja e gjithësisë nga shkatërrimi, vërtetojnë Madhërinë dhe Fuqinë e Tij”.
Këtë më së miri e thekson Kur’ani Famëmadh në ajetin vijues : ”Po edhe në veten tuaj (keni të dhëna). A nuk jeni kah e shikoni?” (Edh- dharijatë,21).
Në këtë ajet të shkurtë të Kur’anit të lavdishëm, por shumë të madh për nga kuptimi, All-llahu i Madhërishëm tërheq vëmendjen e njeriut për të vështruar, gjurmuar dhe zbërthyer dëshmitë e Krijuesit. Pra, së pari Kur’ani a.sh. na nxit të vështrojmë dëshmitë në Tokë. Nëse nuk mund ta bëjmë këtë, na drejtohet dhe na këshillon që ta vështrojmë vetveten.
Qe disa të dhëna nga mjekësia për njeriun:
Zemra jonë është pompa më e përpikët në botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak. Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak. Për 60 vjet qarkullojnë 480 milionë litra gjak. Kjo pompë tejet e përsosur me vetëlëvizës speciale peshon mesatarisht 230 gramë te femrat, ndërsa 280 gramë te meshkujt.
Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi.
Kjo mrekulli e Krijuesit të përsosur mund të shpjegohet në mënyrë më madhështore: për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domosdoshme (rruazat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut. Jeta e rruazave të kuqe zgjatë 42 ditë, ndonëse ato me përballim më të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtëritet për çdo 2 muaj, gjegjësisht 200 miliardë rruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë. Për këtë All-llahu i Madhërishëm në çdo kohë dhe në çdo çast na drejtohet me pyetje: “A nuk jeni kah e shihni”?
Gjatë ecurisë së frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milionë zgavra në mushkëritë tona. Sipërfaqja e zgavrave (kanaleve) është 150 m².
Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më veprues gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë.
Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimëta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve kompjuterike në veprim të përhershëm . Sipërfaqja e këtyre kompjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.
Për çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja te njeriu. Në kohë të fundit biologët e Universitetit të Miçigenit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale, siç janë: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekuri, bakri dhe alumini.
Ciklonet dhe anticiklonet rrallëherë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpejtësinë 390 km në orë. çfarë mrekullie e Krijuesit më të bukur!
Në realitet ne jemi “Qenie elektrike” meqë të 60.00 miliardë qelizat e njeriut shërbejnë në saje të elektricitetit natyrorë të tyre, që i dhuroi Mjeshtri më i përsosur, All-llahu i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Shkenca e mjekësisë thotë se çdo qelizë e trupit tonë është një uzinë në miniaturë, nga brenda e elektrizuar me elektricitet negativ, ndërsa nga jashtë me elektricitet pozitiv. Në këtë sistem gjenial bazohet metabolizmi ynë. Me anë të elektrokardiogramit (EKG) dhe elektroencefalo-gramit (EEG) ne sot mund ta regjistrojmë elektricitetin që emiton zemra dhe truri. All-llahu i Madhërishëm thotë në Kur’anin fisnik: ”Po edhe në veten tuaj keni fakte. A nuk jeni kah e shihni “? (Edh-dharijat, 21) .
Shumë njerëz e lexojnë këtë ajet pa u thelluar shumë në fjalët kuptimplota që i përmban ai. Duke zbërthyer me vëmendje këtë ajet dhe duke vështruar vetveten, do të gjejmë shumë shenja dhe dëshmi pikërisht në veten tonë.
Ndodh që dikush të thotë : unë jam zotërues i vetvetes, unë e kontrolloj vetveten dhe bëj çka më teket. Por, kjo s’është e vërtetë, sepse trupi i njeriut është pronë e All-llahut të Plotëfuqishëm. A thua mund ta detyrosh të pushojë pak zemrën që rrah pandërprerë? Ose, nëse ndalet rastësisht, e mund ta bësh të lëvizë përsëri? Si ke guxim të vërtetosh se e ke nën kontroll dhe ia ke nënshtruar zemrën vullnetit tënd. Kur fle, zemra rrah vazhdimisht dhe pa u ndalur.
Po frymëmarrja? A thua ti merr frymë me vullnetin tënd? Duhet ta dish se frymëmarrja është një veprim që kryhet në mënyrë instiktive , gjashtëmbëdhjetë herë në minutë, pa dashjen dhe këmbënguljen tënde. Kur asaj i jepet urdhri hyjnor për t’u ndalur, atëherë atë nuk mund ta rikthejë kush përsëri.
Po lukthi dhe gjithë ajo që ngjet me të, shqetësimet dhe kundërveprimet gjatë tretjes së ushqimit; po lëngjet që tajiten nga gjëndrat e shumta endokrine, a thua të gjitha këto kryhen sipas vullnetit tënd?
Po zorrët dhe lëvizja e ushqimit nëpër to, mënyra si i thithin materiet e dobishme për organizmin dhe zhvillimin e tij dhe si i nxjerrin jashtë materiet e dëmshe. A thua të gjitha këto veprime kryhen sipas vullnetit tënd, apo kryhen pa i hetuar fare?
Po rruazat e bardha të gjakut-leukocitet, të cilat ballafaqohen me mikrobet në çastin kur ato hyjnë në trup?
Leukocitet së pari e përcaktojnë mënyrën se si tëi shkatërrojnë mikrobet, në mënyrë që palca kurrizore të nxisin tajimin e materieve të mjaftueshme të qëndrueshme për t’i mbytur mikrobet.
A mos jep urdhër ti për këtë veprim të brendshëm, i cili i ngjan një beteje të vërtetë vetëmbrojtëse?
A mos i përcakton ti me mijëra ecuri biokimike që zhvillohen për çdo sekondë në trupin tënd?
Pra, të gjitha këto i nënshtrohen vullnetit të Zotit. Ato kryejnë detyrën e tyre pa u ndalur, kurse ti nuk e heton fare këtë.
All-llahu i Madhërishëm ishte tejet i Mëshirshëm ndaj nesh kur i krijoi të gjitha këto funksione vitale për trupin tonë dhe ua nënshtrojë vetëm vullnetit të vet, përndryshe njeriu as nuk do të mund të jetonte, as nuk do të mund të punonte e as nuk do të mund të kryente detyrën e tij në ndërtimin dhe rregullimin e kësaj jetese në gjithësi.
Po ç’do të ndodhte sikur zemra t’ i nënshtrohej vullnetit tonë?
Sigurisht atëherë do të mbeteshim gjithmonë zgjuar, për t’u kujdesur dhe që zemra jonë do të rrahtë normalisht.
Po t’i nënshtrohej lukthi vullnetit tonë, atëherë do të na ishin dashur shumë orë që pas çdo sasie të marrë të ushqimit të bëhet veprimi i tretjes së ushqimit. Kurse, apo t’ i nënshtrohej qarkullimi i gjakut vullnetit tonë, truri nuk do të mund të vazhdonte kurrsesi detyrën e vet në këtë jetë, sepse ai është i zënë dhe i kapluar me qindra e mijëra shërbime, të cilat kryhen në çdo minutë.
Të gjithë këta shembuj që morëm më sipër njihen nga njerëzit dhe këtë All-llahu i Madhërishëm e ka bërë me qëllim që t’ua tërheqë vërejtjen njerëzve se ne nuk kemi qëndrim vetjak dhe se çdo gjë është në njohuritë e All-llahut të Plotfuqishëm.
All-llahu i Madhërishëm na përkujton vazhdimisht në Kua’anin fisnik: ”Dhe, a nuk menduan ata me vetën e tyre …” (Er Rrum, 8) .
Allahu i Madhërishëm na solli mjaft fakte se edhe lëvizjet tona nuk mund të bëhen pa fuqinë e tij të pakufishme.
Fjala vjen, nëse dëshiron të ngrihesh nga vendi ku je ulur, sa muskuj duhet t’i vësh në lëvizje? Ne ngrihemi dhe as që dimë dhe as që mendojmë se cilët muskuj i shtimë në veprim e cilët jo. Pra, lëvizja e cila kryhet me ndihmën e muskujve të trupit tonë në çastin e ngritjes ajo nuk kryhet me vullnetin tonë. Vetëm dëshira për t’u ngritur është e jona.
Pra, të gjitha lëvizjet trupore dhe të gjitha ecurit mendore i janë nënshtruar vullnetit të Zotit të Plotfuqishëm.
Çdo lëvizje mban në vete shifrën hyjnore të cilën All-llahu e ka krijuar në trupin tonë.
Ta rikujtojmë ajetin e Kur’anit:
”Ky është All-llahu, Zoti juaj, Krijuesi i çdo sendi, nuk ka Zot tjetër pos Tij, e si prapësoheni”? (Gafir, 62).
Nëse ne shohim me sy, ne shikojmë me fuqinë e All-llahut, i cili i ka dhuruar syrit fuqinë e të parit. Nëse ecim, flasim e dëgjojmë, ne po ashtu i kryejmë këto veprime me fuqinë e All-llahut, i cili u ka dhuruar këmbëve, gjuhës e veshëve mundësinë e lëvizjes, të të folurit dhe të dëgjuarit.
Po të ishin të gjitha këto në aftësitë tona vetanake atëherë, askush nuk do të mund të na merrte aftësinë e të parit, të dëgjuarit, të lëvizjes apo të folurit tonë.
Lexojmë me respekt dhe meditojmë lidhur me ajetin e Kur’anit Famëmadh: ”Allahu është Ai që u krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas saj dobësive ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i Dijshmi, më i Fuqishmi”. (Er Rrum,54).
A thua cili njeri do ta dëshironte pleqërinë dhe humbjen e gjallërisë jetësore?!.
Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë : ”Dhe se Ai bën për të qeshë dhe për të qarë”. (En Nexhm, 43)
(Autori i këtij shkrimi është, Hetem Sopjani, Imami i xhamisë në Bardhosh.)