Avokatët e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, me qëllim të lehtësimit të situatës, apo mosnjohjes së publicistikës, fjalën hetim po e lakojnë me eufemizëm, si intervistim, të klientëve të tyre. Në rastet konkrete kemi bëjmë me hetime të mirëfillta policore dhe jo me intervista që jepen në mediume. Askund në botë hetimeve të prokurorëve nuk u thuhet dhënie intervistash, por hetime, në rastin konkret hetime të inspektorëve të Gjykatës Speciale. Eufemizmi me këtë rast, tregon qyqarinë, mjerimin, nënshtrimin si të avokatëve ashtu edhe të disa vullnetarëve për t’ u paraqitur në “intervista”, duke pretenduar të minimizohet çështja e Gjykatës. Të akuzuarit e Gjykatës Speciale, janë të pandehur por edhe dëshmitarë të mbrojtur, të gjithë këta hetohen dhe nuk intervistohen, pavarësisht si përdoret termi intervistë apo hetim policor. Të kujtojmë me këtë rast se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi po me eufemizëm thoshte se nuk po bisedohet me Serbinë për “ndërrim” territoresh por “korrigjim” të kufijve.