Hetuesit e Gjykatës Speciale pritet që nesër t'i kthejnë pajisjet e konfiskuara 6 muaj më parë në Organizatën e Veteranëve të Luftës

Hetuesit e Gjykatës Speciale pritet që nesër t’i kthejnë pajisjet e konfiskuara 6 muaj më parë në OVL-UÇK

Gjashtë muaj pasi kryen një bastisje tejet të madhe në zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë, zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë pritet që nesër t’i kthejnë pajiset të cilat i patën marrë më 25.09.2020. Kjo gjë është bërë e ditur nga u.d i Kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Klinaku deklaroi se tashmë kanë autorizuar avokatin , Tome Gashi që nesër të shkojë tek zyrat e Speciales në Fushë-Kosovë që t’i marrë pajisjet në fjalë. Tutje ai theksoi se Prokuroria Speciale në Hagë duhet të jap sqarime se çfarë në fakt ka gjetur në ato pajisje. Marrja e këtyre pajisjeve ishte bërë pikërisht në ditën kur edhe janë arrestuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …