Në slloveni u zbulua një skandal të madh financiar, ku është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Hetuesit e Policisë së vendit tonë kanë ngritur kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Hetuesit e Policisë së Kosovës javë më parë  kanë ngritur kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj Kallëzimi penal është dorëzua në Prokurorinë Speciale, pas një hetimi preliminar që kishte nisur muaj më parë. Dyshohet se Berishaj kishte përfituar së paku 1.5 milionë euro nga “GEN-i” serb gjatë viteve 2019-2022. Këto para ishin transferuar në xhirollogarinë e kompanisë së Berishajt në një nga bankat në Kosovë si pagesa për këshillim. Për paratë e mbledhura, kompania e Berishajt thuhet se do të duhej t’i paguante shtetit tatime në vlerë prej 73 mijë eurove, por kjo  nuk ka ndodhur. Hetuesit në Kosovë kanë kërkuar raport financiar edhe nga Mali i Zi, përmes Njësisë së Inteligjencës Financiare. Skandali e përfshin edhe krye-shefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili  është i implikuar në skandalin financiar të  ambasadori Martin Berishaj. Emri i Nagip Krasniqit u përfshi në hetimet e Policisë së Kosovës ndaj ambasadorit. Në një raport të Hetuesisë në Policisë së Kosovës për hetimet ndaj ambasadorit Berishaj, hidhen dyshime për përfshirjen e Nagip Krasniqit në një rast korruptiv.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …