Hetuesit e Gjykatës Speciale janë duke e bastisur shtëpinë e Komandantit të UÇK-së, gjatë luftës, Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik të Prishtinës. Pranë shtëpisë së tij shihen pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës. Përfaqësuesi i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar në lidhje me bastisjet e sotme të Gjykatës Speciale në Hagë. Ai ka shkruar se Zyra e Prokurorit është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”, ka shkruar përfaqësuesi i OVL UÇK-së, Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …