Hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale kanë bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj

Hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale kanë bastisur në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj. Para shtëpisë së tij  për një kohë ka qëndruar një automjet i EULEX-it, si dhe Policia e Kosovës. Duke folur për këtë rastin  Smakaj deklaroi se nuk kanë qenë në dijeni për këtë bastisje. Nuk kemi ditur asgjë rreth bastisjeve, kemi dëgjuar edhe ne prej mediave. U nisëm të shkojmë të shikojmë se çka po bëhet, t’i mësojmë arsyet pse, por nuk po mundemi me hy deri të dalin policia. Nuk kemi bërë kurrfarë vepre. Nuk janë të mira këto bastisje, këto janë do akuza të pa vërteta, me dëshmitarë të rrejshëm. Gjithkush flet diçka edhe këta i marrin si diçka, po nuk ka asgjë”, deklaroi Smakiqi. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin

Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …