Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ambasadori amerikan në Serbi, Cristofer Hill janë pajtuar që të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Bisedimet janë e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet e hapura, si dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme”, është thënë në njoftimin e Presidencës serbe. Sipas njoftimit, ambasadori Hill ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë angazhimin me partnerët e BE-së në drejtim të vazhdimit të dialogut, që do të sjellë rezultate konkrete. Po ashtu, ai ka përsëritur mbështetjen e ShBA-së për integrimin evropian të Serbisë dhe shteteve të tjera të rajonit dhe pozicionin e Uashingtonit se BE-ja duhet të zgjerohet. Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, qysh në vitin 2011. Deri më tani janë arritur mbi 30 marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …