Christopher Hill

Hill: Do të dëshiroja që Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, dhe ta njohë atë por problemi është më kompleks

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë së Beogradit (BSC) ku ishin të pranishëm edhe i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, u shpreh se do të dëshironte që Serbia ta kuptojë se  Kosova është shtet i pavarur, dhe ta njohë atë  por problemi sipas tij është më kompleks. Në këtë konferencë Hill tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet se çfarë ka ndodhur më 24 shtator gjatë sulmit të armatosur nga serbët në Banjskë të Kosovës. “Si gjëja e parë drejt zgjidhjes së problemit, ne duhet të mbajmë me të vërtetë përgjegjës, përgjegjësit për atë që ndodhi, në mënyrë që të mos ndodhë më”, tha ambasadori amerikan, sipas të cilit, hapi i dytë duhet të ishte “qetësimi i situatës në veri të Kosovës dhe më pas gjetja e zgjidhjes politike”. “Është e rëndësishme që Amerika  dhe BE së bashku të përpiqen të zgjidhin problemet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është ende një problem shumë i vështirë, por Serbia duhet të kuptojë se Kosova është një shtet i pavarur, ta kapërcejë këtë pengesë dhe të vazhdojë përpara. “Unë gjithashtu do të doja që ajo ta bënte këtë, por fakti është se problemi është shumë më kompleks,  deklaroi Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …