Hillary Clinton

Hillary Clinton akuzon Vladimir Putinin për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

Kandidatja nga radhët e Partisë Demokratike të Amerikës, në zgjedhjet për kryetare të vendit, Hillary Clinton ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se ka miratuar “ndërhyrjen nga jashtë” në zgjedhjet presidenciale, pasi ai ka thënë se rrjedhjet e fundit të emailave të demokrateve ishin një “shërbim publik”. Putin ka hedhur poshtë akuzat se qeveria ruse qëndron prapa sulmeve kibernetike ndaj demokratëve. Nuk ka rëndësi se kush i ka publikuar, këto të dhëna por gjëja e rëndësishme sipas tij “është se këto të dhëna u janë ofruar publikut”. Zëdhënësi i zonjës Clinton ka thënë se Putini iu  ka  bashkuar kandidatit, republikan Donald Trump, në përkrahjen e ndërhyrjes nga jashtë në zgjedhjet në SHBA dhe është e qartë se kjo gjë është dizajnuar për t’i shkaktuar dëm politik, Hillary Clinton dhe demokratëve. Kjo është një çështje e sigurisë kombëtare dhe çdo amerikan meriton një përgjigje lidhur me dyshimet  që fushata e Trumpit mund të jetë e lidhur me Kremlinin, ka thënë zëdhënësi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …