Ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin e ka vizituar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.Ai ka thënë se Selimi po vazhdon të mbahet prapa grilave në Burgun e Dubravës. Duke qenë se ai nuk u lirua, njejt si të tjerët në rastin Drenica 1, ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së e ka vizituar avokati i popullit. Hilmi Jashari, që ishte vet për vizitë të Selimi tha se ai pos tjeash ka probleme me shëndetin. “Të them të drejtën ka probleme shëndetësore, ne e kemi marrë gjithë dosjen e trajtimit mjekësor që e kanë mbikqyrë Selimin. Edhe ato janë në proces të shqyrtimit dhe të dosjes formale dhe juridke dhe të gjitha vendimeve tjera gjygjësore”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …