Avokati i Popullit kërkon nga mediat që mos të publikojnë emrat e personave në karantinë

Hilmi Jashari: Në sistemin gjyqësor të Kosovës janë evidentuar mbi 100 mijë vendime, të cilat nuk janë zbatuar

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari,  ka deklaruar  se në sistemin gjyqësor të Kosovës ka parregullsi dhe neglizhencë të paparë. Këtë e ilustron me faktin se mbi  100 mijë vendime gjyqësore nuk janë zbatuar. Numri i lëndëve në procedura gjyqësore në të gjitha gjykatat në Kosovë është 400 mijë. Por, edhe rreth 100 mijë vendime që janë marrë nga gjykatat nuk po gjejnë zbatim. Avokati  thotë se zvarritjet e tejzgjatura të vendimeve gjyqësore janë tipar kryesor që identifikojnë mosfunksionimin e sistemit gjyqësor në vend. “E drejta për qasje në gjykatë është në dispozitë kushtetuese që janë në pajtueshmëri të plotë e kërkesat dhe standardet ndërkombëtare në botë. Problemi që lind te kjo e drejtë është ajo që ne e quajmë administrim i drejtësisë që përkon e mos zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe zvarritjet e tejzgjatura të vendimeve gjyqësore këto janë dy tiparet kryesore që identifikojnë mosfunksionimin e sistemit gjyqësor në vend. Numri i lëndëve të pa ekzekutuara, shkon në 100 mijë, përderisa i gjithë numri i lëndëve në procedura gjyqësore është 400 mijë, e kjo diferencë është skandal i sistemit gjyqësor në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu propozon çelësin për formimin e qeverisë

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ofruar një mundësi për zgjidhjen e krizës politike …