Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka treguar për mediet se si ishin ngarkuar qytetarët e Kosovës që nga viti 2012 për të paguar faturat e rrymës, të cilën nuk e kanë shpenzuar. Energji kjo e shpenzuar nga qytetarët në veri si dhe në pjesë të tjera të vendit. Sipas tij, është e padrejtë që qytetarët të ngarkohen me diçka që nuk e kanë shpenzuar. “Do të duhej që ky kompensim për pagesën e bërë tu kthehej qytetarëve. Kam tentuar që të kursej qytetarët dhe këtë e kam marr (si obligim) si avokat i popullit për të bërë padi, në kompensimin e dëmit që është shpenzuar. Kjo barrë që i është bërë qytetarit t’i kompensohet në faturat e ardhshme. “Vendimi i pezullimit nga Gjykata do duhej të merrte zbatim të menjëhershëm sepse ka marr formën e prerë, kuptohet në ankimim dhe procedurë të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Avokati i Populli Hilmi Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …