Elmi Reçica: Merret vendimi që Ushtria të krijohet përmes ndryshimeve kushtetuese

Elmi Reçica: Arrestimi i Nehat Thaçit, akt provokues për tensione të reja mes Kosovës e Serbisë

Lidhur me arrestimin e drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga policia e Serbisë,   Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës ka lëshuar një deklaratë publike ku thuhet se kohën kur Kosova është e interesuar që të normalizojë raportet me Serbinë, ajo me politikat e saj që i takojnë të së kaluarës vazhdon të vë në pikëpyetje përpjekjet tona dhe të bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar paqe dhe stabilitet në rajon. Në deklaratën e nënshkruar nga kryetari i Komisionit, Elmi Reçica thuhet: “Komisioni për Politik të Jashtme i Kuvendit të Kosovës e ka përcjellë me shqetësim të madh rastin e fundit të arrestimit të drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi. Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës e vlerëson krijimin e Task-Forcës për zgjidhjen e këtij rasti dhe shpreh indinjatën e thellë për ketë rast, duke e konsideruar si një akt i cili mund të provokojë  tensione të reja në mes  të dy shteteve. Komisioni kërkon nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të marrin të gjitha masat e nevojshme, që të ndodhë lirimi sa më shpejt i drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, në të kundërtën, komisioni vlerëson se, përsëritja e këtyre rasteve do të vë në pikëpyetje bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …