leoni

Himnizuesi i krimeve të Karaxhiqit në Srebernicë, dalldis marrëzisht shpirtrat e jo pak shqiptarëve në Tiranë

 


Bota, ta themi kushtimisht, kulturore e Tiranës në veçanti, po i thur himne lavdie këngëtarit serb, Goran Bregoviq, njërit ndër frymëzuesit më të egër dhe më antinjerëzor të luftës kundër myslimanëve dhe kroatëve në Bosnje e Hercegovinë, në Kroaci dhe në Kosovë. Dhe, duket jo pak e habitshme, kur pikërisht tani, në kohën kur Kosova po bën përpjekjet e fundit për t u shkëputur edhe de jure nga Sodoma Serbi, në Tiranë shfaqet dalldia perverse për një këngëtar serb, sikur është Bregoviqi, i cili sikur e thotë me gojën e vetë ( të mbushur temjan të kryepriftit, Artemije) gjatë tërë kohës së luftës vetëm ka kënduar, por nuk e thotë dot, për kë ka kënduar dhe cilëve kriminelë të damkosur iu ka kënduar? Nuk janë aq mendjelehtë gazetarët shqiptarë të Shqipërisë, madje nuk janë edhe aq të painformuar, për të mësuar se cili ka qenë dhe cili është sot, Goran Bregoviqi. Nuk është shumë për t’ u habitur se me çfarë entuziazmi është pritur koncerti i këtij nacional-shovinisti serb, kur dihet se në një koncert, të organizuar një vit në parë në Shkup të këngëtares serbe, Ceca e kriminelit Arkan, nga Prishtina dhe qytete të tjera të Kosovës kishin shkuar për të parë të adhuruarën e tyre të gjithë “cecalijtë” dhe “cecalinat” e Kosovës, mijëra syresh. (Kjo mbase është një agoni e mjerë e shpirtskllevërve, një fenomen morbid, të cilën nuk do ta trajtojmë në këtë rast).
Duke shfletuar shtypin e Shqipërisë, lexuesi i painformuar nuk e kupton dot se cili qenka ky këngëtar, pas të cilit magjepsen e marrëzohen, deri në neveritje, tiranasit e tiranaset e reja. Apo mbase kjo nuk paska fare rëndësi. Me rëndësi mbase qenka çasti i dalldisë, pa ditur se po ky farë Bregoviqi, ka kënduar dhe këndon këngë për Radovan Karaxhiqin, ka himnizuar dhe himnizon regjimin kriminal të Milosheviqit, ka kënduar dhe këndon këngët, me porosi luftënxitëse. Mbase as këto nuk paskan fare rëndësi për porositë që japim, por si duket qenka më rëndësi paraqitja e një këngëtari serb në Tiranë, sa për të thyer tabutë e komunizmit, të kohës së Enver Hoxhës, meqë atëbotë në Radio Tiranë nuk ishte emetuar dot asnjë këngë serbe dhe asnjë greke, por ishin emetuar shumë këngë të të gjithë popujve të tjerë të Ballkanit dhe të mbarë botës.
Gazetarët si: E. Kaçi. Alfred Peza, Elsa Demo e shumë të tjerë e dinë mjaft mirë se cili ishte roli i regjisorit Emir Kosturica dhe i këngëtarit, Goran Bregoviq, sidomos në vitet 90 të shekullit të kaluar në shfarosjen dhe përgjakjen e popujve jo serbë të Ballkanit. “Po aq kohë sa u desh që të dy emrat, Kosturica dhe Bregoviq në fund të konflikteve ndëretnike në ish- Jugosllavi të përfliten si artistë, që produkti kulturor më vete i secilit kishte nxitur nacionalizmin. I pari (Bregoviq) gjakun e brigadave ushtarake serbe nën drejtimin e Radovan Karaxhiqit, dhe regjisori Kosturica, si artist që kishte gjetur mbështetjen e vetë Millosheviqit për filmat e tij. Gjatë luftës, Bregoviqi thotë se donte të bënte vetëm muzikë. Dhe kur lufta të kishte marrë fund të ndihej krenar për ç’kishte shkruar. Krijoi “Bandën e martesave e funeraleve”. (Gazeta Metropol)
Nuk janë pak edhe këto fakte për të kuptuar se cili na qenka ky farë këngëtari, Goran Bregoviq, për të cilin, E. Kaçi konstaton se qenka emri më i madh i muzikës ballkanike. E mjerë është ajo muzikë ballkanike, që paska këngëtar më të mirin një Goran Bregoviq, ashtu sikurse ishin po aq të mjerë e fatkëqij disa popuj e kombe të Ballkanit që patën kryetar, Milosheviqin, Mladiqin e Karaxhiqin.
Koncerti i Goran Bregoviqit në Tiranë, mendojmë se fyen ndjenjat njerëzore të familjeve, të 200.000 martirëve të masakruar në Bosnje e Hercegovinë nga frymëzuesit dhe himnizuesit e Bregoviqit, fyen edhe mijëra familje shqiptare të Kosovës, të cilët në kurrizin e tyre kanë përjetuar dalldinë e turrin e këngëve të lukunisë barbare serbe. Duke qenë të frymëzuar nga bregoviqët hordhitë serbe kanë masakruar shqiptarë duke kënduar po këto dhe këngë të tjera, për të cilat sot dalldiset neveritshëm publiku i Tiranës.
Se Goran Bregoviqi qenka një artist i këngës, këtë mund ta thonë kritikët e artit dhe të muzikës. Por nuk duhet harruar faktin se edhe shkrimtarët serbë, si: Ivo Andriq, Antonije Isakoviq, Dobrica Qosiq janë shkrimtarë mjaft të njohur në Serbi dhe në botë, sidomos për porositë e tyre nacional-shoviniste, porosi këto të cilat çuan në përgjakjen e pesë kombeve të Ballkanit, në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë.
Për fund, turp iu qoftë juve intelektualë të Tiranës, juve sponsorë dhe matrapazë të kulturës së”multietnicitetit” që himnizoni ikonat e tilla të neobizantizmit sllav, frymëzimet e të cilëve përgjakën popujt e pafajshëm të Ballkanit! Ahmet Qeriqi

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …