Hiqen mjetet shpërthyese nga Klinika e Oftalmologjisë

Policia e Kosovës ka konfirmuar
informacionin se në objektin e Klinikës së Syve në QKUK, janë gjetur dy granata
dore si dhe pesëmbëdhjetë copë fishek. Pas pranimit të informacionit në orën 10:30,
njësitë policore kanë dalë me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke evakuar
personelin e Klinikës si dhe duke qarkuar zonën e rrezikut. Me këtë rast, njësiti
për deminim i FSK-së ka bërë heqjen e dy mjeteve shpërthyese.
Pas kryerjes së veprimeve policore
në vendngjarje, klinika i është kthyer normalitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …