Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke e akuzuar për mungesë të integritetit personal dhe veprime që kanë dëmtuar Kosovën. Berisha e cilësoi Gërvallën si një person të padenjë për të qenë në institucionet e Kosovës, duke përmendur deklaratat e saj të mëparshme ku kishte thënë se ka dorëzuar dëshmi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e Serbisë. Sipas Berishës, këto veprime tregojnë se Gërvalla nuk është e përshtatshme për të mbajtur pozitën e saj ministrore.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …