Hisen Berisha

Hisen Berisha: Ballkani midis tensioneve dhe aspiratave, politika amerikane dhe perspektiva e dialogut Kosovë-Serbi

Deputeti, Hisen Berisha thekson se Ballkani po kalon një periudhë të ndjeshme, e ndarë mes të kaluarës dhe të ardhmes, me ndikimin e politikës amerikane dhe dinamika e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që luajnë një rol kyç. Berisha thekson se Amerika  mbetet aktori më i rëndësishëm ndërkombëtar në rajon, me një mbështetje historike për pavarësinë e Kosovës, ndërsa administrata amerikane promovon një qasje pragmatike për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.  Serbia refuzon njohjen e Kosovës dhe kërkon autonomi të zgjeruar për serbët e veriut, që minon avancimin e marrëveshjes dhe krijon tensione në terren. Po ashtu, ai shpreh shqetësimin se roli i Serbisë si partner i Rusisë dhe Kinës komplikon përpjekjet për normalizim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …