Në dritën e diskutimeve të fundit mbi sigurinë evropiane, ka dalë në pah një debat i thellë midis nevojës për autonomi strategjike dhe varësisë nga NATO. Hisen Berisha, në një analizë mbi këtë çështje, thekson se pavarësisht ekzistencës së OSBE, presioni i administratës së parë të Donald Trump-it mbi aleatët evropianë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes ka nxitur përpjekje për krijimin e një “ushtrie të përbashkët evropiane”. Ursula von der Leyen, ka propozuar planin “Riarmatimi i Evropës” për të rritur shpenzimet dhe për të forcuar industrinë e mbrojtjes në BE. Megjithatë, ideja për një ushtri të përbashkët ka hasur në kundërshtime, veçanërisht nga Mbretëria e Bashkuar, e cila argumenton se një nismë e tillë mund të dobësojë rolin e NATO-s si garantuesin kryesor të sigurisë në Evropë. Sipas Berishës, supremacia ushtarake e Shteteve të Bashkuara mbetet jetike për funksionimin e NATO-s dhe për ruajtjen e rendit ndërkombëtar. Ai paralajmëron se, nëse NATO nuk forcon këtë rol, ekziston rreziku që vakumi i sigurisë të shfrytëzohet nga Rusia dhe Kina për të dobësuar Perëndimin.
