Hisen Berisha

Hisen Berisha: Gjykata Speciale ka goditur protagonistët e luftës, por fitorja do të jetë në anën tonë

Republika e Kosovës po kalon kilometrat e fundit të rrugës së pavarësisë shtetërore. Ftesat e ardhura janë tendencë e pastër për ta penguar dhe rrezuar projektin e shtetësisë duke goditur protagonistet e skenës së luftës, që përcaktoj kombin shqiptarë si fitues në luftën çlirimtare anti serbe shekullore.

Aktakuza e ngritur ndaj presidentit të Republikës dhe kryetarit të opozitës si dy kokat e shqiponjës së UÇK-s flet për dështimin final të Serbisë si okupatore në Kosovë.

Është një fat i madh se kjo ngjarje po ndodh në momentet kur Kosova dhe institucionet e saja kanë në krye të ecjes së vet aleatin e UÇK dhe kombit shqiptare, SHBA dhe presidentin Tramp.

Ka tashme informacione të mjaftueshme se kjo aktakuzë e ngritur është e tëra si pretekst i ngritur nga kryeprokurori i Millosheviçit dhe artikuluar nga Dick Marty në raportin e Këshillit të Evropës.

Unë e njohë në qelizë UÇK-në dhe i njohë nga afër drejtuesit e saj dhe garantoj se pastërtia e tyre do të vulosë edhe një herë me vulën e drejtësisë ndërkombëtare, luftën e drejtë të bijëve e bijave shqiptare të angazhuar në UÇK.

Populli shqiptar në Kosovë do të jetë ngrohtësisht pranë djemve të vet dhe jam i sigurte se do t’ia dalim me fitore! Personalisht rri pranë vlerave të dala nga lufta e UÇK-së dhe jam i sigurte në pastërtinë e këtyre vlerave! Aktakuza pritet të zgjerohet ngase shumë prej eprorëve të UÇK kanë flet arrest ndërkombëtare me kërkesë të Serbisë por kombi shqiptare dhe institucionet e Republikës së Kosovës do t’ia dalin të administrojnë shtetësinë e fituar përmes luftës së UÇK-së dhe gjakut të dëshmoreve derdhur nëpër etapa të ndryshme të historisë dhe të raporteve të përgjakshme sllavo shqiptare.

Është e rëndë që drejtësia ndërkombëtare ta lirojë kryekriminelin serb Sheshel, me pretekstin se qenka sëmure nga kanceri dhe me akuzua shqiptarët për krime lufte kjo është e rendë dhe e pa pranueshme dhe tepër e padrejtë.

Këto teori juridike e ndonjëra pseudo e tillë, që tashmë janë ngritur si aktakuzë, mbetet të vërtetohet kjo padi ose të hidhet poshtë si e pa mbështetur, nga gjyqtarët e procedurës paraprake. Mirëpo, unë pres se ashtu siç u shumuan aktakuzat kundër Hradinajt dy herë, do bien edhe këto padi që për mua janë padi të ngritura nga dëshmi të marra prej prokurorëve në Serbi, të cilat më vonë u formuluan nga Dick Marty, të cilat po rezultuan të pa faktueshme duhet ta përballin me padi penale ndërkombëtare, për dëmin politik e juridik ndërkombëtarë që i është shkaktuar Kosovës.

Ju dje e patë në TV se një serb u dënua për krime ndaj shqiptareve nga gjykata, me padi vendore, ndaj si mundet që një gjykatë si kjo e Hagës të mos ngrisë asnjë aktakuzë ndaj kriminelëve të konfirmuar serb? Ju keni vrasjen e Oliver Ivanovićit, vrasje që krejt bota e di se ketë vrasje nuk e kanë bërë shqiptaret as UÇK dhe po heshtet.

Pra nëse vullneti i mire i luftarëve të UÇK-s për ngritje të dhomave speciale është deformuar gjatë rrugës, atëherë kjo gjykatë duke goditur figurat themeltare të shtetësisë së Kosovës po godet jo krimet e supozuara por shtetin e Kosovës. Por, një është e sigurte se nuk do të arrijë ti vrasë politikisht luftetarët e UÇKs.

Vërtet se të gjitha raportet e Kosovës janë sulmuar. Por jam i sigurte se asnjë gurë në shtetësinë saj nuk do të bie. Nuk pres me u ndal kjo procedure! Kjo do të vazhdoje por edhe ne kemi argumente bindëse dhe deklarata politike për të vërtetuar luftën e pastër.

Me gjykimet në GJND në Hagë ndaj z. Limaj e Haradinaj, i kemi vendosur themelet e komunikimit me drejtësinë ndërkombëtare dhe aty tashmë ka plot fakte të pastra të cilat duhet ritreguar. Për mua aktakuza është politike, ndërsa mbrojtja do të jete faktike dhe jam i sigurt në fitoren dhe pastërtinë e luftës sonë. Nuk besoj se do të arrihet destabilizimi as i bisedimeve në USA dhe as një raport i Kosovës si shtet, sepse themelet e këtij shteti janë ngritur mbi gjakun e familjes Jashari dhe mençurinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës. Këto janë garantë të stabilitetit shtetërore. Ne kemi ecur në rrugën e heronjve dhe kemi fituar.

Do ecim në rrugën e drejtësisë dhe kemi me e konfirmua fitoren. E njohë pastërtinë e luftëtarëve edhe kjo pastërti do të kristalizohet. Goditja është tepër e rëndë por fitorja do të jetë triumfaliste. Dalshim faqe bardhe! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …