Kandidati për deputet i PDK-së, Hisen Berisha, duke folur për procesin zgjedhor pas 9 shkurtit, ka denoncuar përdorimin e fondeve të dyshimta dhe manipulimin e softuerit të numërimit të votave. Në një postim të tij, Berisha ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale për të hetuar krimet zgjedhore, duke përfshirë abuzimin me buxhet dhe përdorimin e fondeve të dyshimta për logjistikë zgjedhore dhe blerje votash. Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim për vonesat dhe problemet teknike gjatë procesit të numërimit të votave, duke theksuar se manipulimi është evident dhe kërkon një hetim të shpejtë dhe të thelluar. Hisen Berisha ka propozuar që në të ardhmen të aplikohet një sistem tërësisht elektronik për votimin dhe numërimin e votave për të siguruar transparencën dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.
