Hisen Berisha

Hisen Berisha; Sovranitet nuk do të thotë,  vetëm pse ke pirë   kafe bashkë  me 200 policë,  në veri të vendi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mungesë të kuptimit të sovranitetit dhe sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Për Kurtin, sovraniteti nuk ka kuptim të vërtetë, duke e përmendur një incident ku Kurti, sipas tij, ka udhëtuar në veri dhe ka pirë kafe ndërsa 200 policë të njësive speciale e kanë siguruar atë. Nuk e ka idenë se çfarë është sovraniteti. Sovraniteti nuk është të shëtitësh lirshëm në një territor të shtetit tonë, ose të pish kafe dhe të kenë 200 policë që të sigurojnë, ka thënë Berisha, duke shtuar se ky nuk është mënyra e vërtetë për të ushtruar sovranitetin. Ai ka akuzuar qeverinë se po abuzon me Policinë e Kosovës për të treguar forcën dhe sovranitetin në veri, duke vënë në dyshim metodat dhe qëllimet e qeverisë në këtë aspekt.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia përmes kushtëzimit nga BE-ja do t’i dorëzojë informacionet që ka për të zhdukurit

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka deklaruar se …